Pas vrasjes së vajzës 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës ka marrë vendim që në të gjitha xhamitë në vend imamët të ligjërojnë për luftimin e dhunës ndaj gruas, pas faljes së xhumasë, raporton Ekonomia Online.
Njëjtë është vepruar edhe në Xhaminë e Madhe në kryeqytet. Hoxha, Bahri Sejdiu tha se vrasjen e 18 vjeçares ka ardhur nga neglizhenca.
Sipas tij, në cdo vend ka sidomos ndaj grave, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e fundit ai shtoi se askush nuk ka të drejtë t’ia marrë jetën dikujt tjetër.
“Në çdo vend të botës po ka padrejtësi dhe sidomos ajo ndaj femrës dhe gruas në përgjithësi. Padrejtësitë e shumta po rezultojnë me vrasje vetëm për shkak të tekeve dhe devijimit”.
“Duan drejtësi gjinore dhe manifestim të drejtësisë dhe nuk është e drejtë që dikush të ja merr jetën një të dobëte. Ajo çka ka ndodhë në Ferizaj është injorancë sepse këto vijnë nga neglizhenca dhe një kriminel dhe 100 vepra penale e mbytë të dashurën e tij”.
“Të distancohemi nga këta njerëz që islamin e paraqesin si dispozitë e vrazhdësisë. Edukimi jonë që të respektojmë fenë, prindërit, shkollën, diturinë dhe asgjë tjetër që i largon nga mirësia e kësaj jetë”.
Raif Mustafa, 93 vjeçar tha se në çdo xhuma duhet të flitet për të drejtat e grave, derisa shtoi se Zoti i ka falë të barabartë si burrin ashtu edhe gruan.