Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ligjërohet për kancerin e gjirit – Sadiku bën thirrje për kontrolle të rregullta

Prishtinë | 04 Gus 2023 | 13:50 | Nga Gzim Mujaj

Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë të premten është mbajtur ligjëratë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, në kuadër të projektit “Race for the cure Prishtina 2023”, raporton Ekonomia Online.

Mysafir për të ligjëruara para xhematit të kësaj xhamie ishte Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, i cili tha se mundësia e vetme për të parandaluar këtë sëmundje është zbulimi i saj i hershëm.

E për të zbuluar këtë sëmundje sipas tij, është e rëndësishëm që të bëhen kontrolle të rregullta që nga mosha 40 vjeçare.

“Ka një qëllim të veçantë qëllim edukues, informues. Ne kemi ardhur sot se kemi filluar një fushatë në Prishtinë, që është për të vrapuar për shërim. Ne jemi duke bërë këtë aktivitet më një shoqatë nga Prizreni. Në Prishtine kemi angazhuar të gjithë akterët, do te mbajmë në të gjitha xhamit e Prishtinës dhe më katedralet sepse kjo sëmundje nuk njeh fe. Çdo e teta femër preket nga kjo sëmundje, e vetmja armë për të parandaluar këtë është zbulimi i hershëm që të shërohet kanceri. Ne kemi edhe motra edhe nëna që e kanë zbuluar herët dhe janë shëruara. Duhet me filluar kontrolle edhe ato që nuk kanë sëmundje, me bë diognozifikimin”.

“Në Prishtinë i kemi tre monografia, prej 1 tetorit e kemi bërë që të gjitha monografitë janë pa parë. Sot në botë janë që mbi 40 vjet duhet që të bëhet mamografia. Ne kemi ardhur këtu sepse e dimë që kjo sëmundje prek shumë pak meshkuj, prandaj përmes këtij apeli po ju ftojë që të bisedoni me familjet e juaj që t’i nxisni gratë që pas moshës 40 vjeçare të bëjnë kontrolle të rregullta. Ka shumë rendësi se në cilën fazë zbulohet kanceri. Nga 130 shërbime në ditë japim në shtëpi, dhe gjitha këto janë pa para. Qëllimi ynë është që të debatojmë, kemi shumë interes me ditë se çka mendojnë njerëzit për ne”, tha ai.

Nexhat Qorraj, qytetar që ishte i pranishëm në këtë ligjëratë, tha se shpesh po ndodh që gratë të përdorin terapi pa pasur nevojë.

“Një mjekë ka thënë se shëndetësi ka bërë gabimi që ndryshimet qelizore është duke interpretuar çdo here si kancer dhe po detyrohen gratë dhe femrat që të përdorin terapia vdekjeprurëse pa pikë nevoje. Si mundet që kjo të parandalohet që një femër këtë proces normal të interpretohet nga një mjek gabim”, pyeti ai.

Sadiku pohoi se mudn të ketë dilema, por që tha se në Kosovë është duke u vepruar siç është duke u vepruar në gjithë botën.

“Mund të ketë dilemë, por në po tregon që ajo që është duke u bërë në botë edhe në jemi duke e bërë. Ne po përcjellim atë që atë po e bëjnë. Ne kemi tre melografë. Ato që kanë arritur që shumë herët ta zbulojnë kancerin sot ende jetojnë”, iu përgjigj Sadiku.

E imami Bahri Sejdiu, u shpreh se kjo është një temë e rëndësishme dhe se të gjithë duhet të informohen dhe të mbrohen nga kjo sëmundje, raporton EO.

“Është një temë shumë e rëndeshim që xhemati jon dhe njerëzit tonë nëpër xhami të informohen për premativat dhe ato mbrohen dhe ne si njerëz duhet të mbrohemi nga kjo sëmundje e rëndë që ka rënduar gratë tona por edhe burrat sepse kjo është edhe një sëmundje që ndodh edhe tekë burrat. Kontributi jonë për premetivat shëndetësore është kontribut edhe i besimit tonë, sepse Muhamedi a.s ka thënë se dy gjana janë tekë njerëzit që ata as një here nuk do të ja dine vlerën mjaftueshëm dhe kohën e lirë”, tha ai.

Kjo ligjëratë mbahet në kuadër të bashkëpunimit të Kryeqytetit me Bashkësia Islame e Kosovës  dhe organizata e institucione të ndryshme për projektin “Race for the cure Prishtina 2023”.

Të ngjashme