Në Zvicër janë regjistruar 21.926 të infektuar të rinj në 72 orët e fundit, është njoftuar nga autoritetet e Shëndetësisë në Zvicër.
Shifra e të infektuarve ka dalë nga 88.863 mostra të testuara gjatë fundjavës në Zvicër dhe principatën e vogël të Lihtenshtajnit. Po ashtu kanë vdekur 93 persona nga COVID-19 në 72 orët e fundit.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 176.177, ndërsa prej tyre 2130 kanë përfunduar me fatalitet.