Në Zvicër do të ketë disa masa shtesë ndaj variantit Omicron

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Zvicra është duke hartuar disa masa të reja me fillim të janarit të vitit 2022.

Masa të reja për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron në Zvicër janë kërkuar nga disa anëtarë të task forcës shkencore të ngritur nga Këshilli Federal.

Këtë e konfirmon presidentja e këtij grupi ekspertësh në një intervistë për NZZ am Sonntag.

Tanja Stadler, presidentja e këtij grupi ekspertësh, në një intervistë për NZZ am Sonntag, konfirmoi këtë deklaratë, ku kërkon mbylljen e klubeve të natës, anulimin e festave të Vitit të Ri dhe administrimin më të shpejtë të vaksinave kundër Covid. Në vend të kësaj, ajo përjashton izolimin e pjesshëm.

Ndërkohë, Këshilli Federal të komentojë për këtë, por – zyrtarisht – mbledhjet e qeverisë nuk janë planifikuar para datës 12 janar. 

Të ngjashme