Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyni Gucati ka bërë të ditur se materiale të tjera janë dërguar në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë ditës së sotme.
Në një konferencë për medie, Gucati tha se në dokumentet e pranuara ka deklarata të dëshmitarëve, por jo edhe emrat e tyre.
“Ka ardhur në 15:30 dhe ka ikë si rrufeja në shpejtësi shumë të madhe ai person që i ka parë, jemi munduar t’i kombinojmë pak me i pa se çfarë ka në to, por emra nuk ka, janë deklarata të dëshimtarit pa emër por me shifra”, tha Gucati,
Ai tutje i ka prezantuar tri dokument me të cilat pretendohet se figura të Serbisë kanë komunikuar me prokurorë të Gjykatës Speciale.
Zëvendëskryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj tutje ka thënë se kjo është goditje për Prokurorinë Speciale. Sipas tyre, ai ka deklaruar se përsëri do të sjellë dokumente.
Të dy kanë thënë se nuk është personi i njëjtë i cili i solli dokumentet e para.
Rreth një javë më parë, në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkuar një pako me materiale që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale