Negociatat me Hamasin, Ziv: Shpresojmë në marrëveshje për pengjet dhe përfundimin e luftës

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka folur në lidhje me përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump në lidhje me negociatat me Hamasin.

Ajo është shpreh falënderuese ndaj Trumpit, derisa shtoi se shpresojnë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për përfundimin e luftës.

“Jemi shumë falënderues ndaj presidentit Trump për rolin e tij për avancimin e negociatave me Hamasin dhe sinqerisht shpresojmë që kjo do të materializohet në një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për përfundimin e luftës në Gaza”, tha Ziv në një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Të ngjashme