Negociatat, ministri gjerman konfirmon dritën e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, ka konfirmuar se gjatë takimit të ministrave të vendeve të BE-së është rëndë dakord për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Një lajm i mirë në këto kohë të zymta. Më në fund është dhënë drita e gjelbër në Këshillin e Ministrave për Europën gjatë videokonferencës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga kjo përfiton Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor. Urime për Tiranën dhe Shkupin, e keni merituar”, ka shkruar Roth në Twitter./ A2 CNN

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme