Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal për të ndalur punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt në Mitrovicë të Veriut.
Bëhet e ditur se punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, përcjell Klankosova.tv.
“Njësitë policore kanë asistuar inspektorët komunal lidhur me punimet pa leje që ishin duke u kryer në një objekt pronë e të dyshuarit kosovar, përkundër se e kishte të ndaluar nga organet komunale. Punimet janë ndaluar nga inspektorët, dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e policisë.