Nën dyshimet për ryshfet arrestohet një zyrtar i Regjistrimit Civil në Deçan

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një nëpunës i Qendrës Komunale të Regjistrit Civil, në Deçan, nën dyshimet për ryshfet.

Në njoftim thuhet në rit raste ka pranuar të holla përmes institucioneve bankare.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, pas një pune intensive hetimore disa ditore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Pejë, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se një i dyshuar është përfshirë në veprimtari penale.

I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan.

Të ngjashme