Dy persona kanë raportuar të dielën në policinë e Prishtinës se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës u ka grabitur dy telefona mobil dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me grabitjen ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.