Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje, ka rrahur djaline tij
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Deçan, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën (djalin e tij)mashkull K-Shqiptar”, thekson raporti.
Policia bën të ditur se i dyshuari nuk është intervistuar pasi që ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.