Nën ndikim të alkoolit shkakton vetaksident

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur dje në Veternik.

Policia raporton se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit derisa po vozite dhe e ka humbur kontrollin. Me këtë rast është goditur me mbrojtësen e metalit në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri ka marrë lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme