Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, të shtunën në Drenas është zhvilluar finalja e Superkupës mbarëkombëtare.
Në këtë finale janë takuar, Feronikeli si fitues i supërkupës së Kosovës, si dhe “FC Kosova” nga Zurich, si fituese e supërkupës së Diasporës për vitin 2019.
Në emër të ministrit Dardan Gashi, zv.sekretari z.Zejnullahu, i ka falënderuar të dy ekipet për lojën cilësore dhe atmosferën miqësore që kanë treguar gjatë lojës.
Zejnullahu gjithashtu i ka falënderuar ekipin “FC Kosova” për lidhjen që ata po mbajnë me Kosovën duke forcuar identitetin kosovarë ne vendet ku ata jetojnë.
“Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në kuadër të përgjegjësive të saj ka ruajtjen dhe kultivimin e traditës, gjuhës dhe kulturës, dhe aktivitetet sportive si ky bëhen pikërisht për ta forcuar lidhjen e diasporës me Kosovën edhe në këtë fushë. Andaj jemi shumë të lumtur që turnirët e futbollit shqiptar në diasporë po kthehen në një traditë” ka thënë Zejnullahu i cili ndau disa kupa futbolli për kryetarin e Unionit të e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Fetih Demoli, për Arsim Hysenin si përfaqësues i “FC Kosova” nga Zurich, për fituesin e ndeshjes ekipin e Feronikelit dhe për ekipin “FC Kosova”.
Ndërsa mirënjohje për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka dhuruar kryetari i Unionit të e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Fetih Demoli.
Ai ka falënderuar Ministrinë për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë aktiviteteve të tilla që kanë për synim forcimin e lidhjes mes diasporës dhe Kosovës.
Ndeshja u fitua nga Ferronikeli, ndërsa ekipi “FC Kosova” nga Zurich ndau dhurata simbolike për ekipin fitues.
Pas ndeshjes të dyja skuadrat janë mbledhur në një drekë të përbashkët.