Nën tingujt e ansamblit të tunxhit “Prishtina Bass”, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit, Ahmeti së bashku me homologun e tij nga Athina do të mbajnë konferencë për medie.
Bakoyannis ka jetuar për një kohë të shkurtë në Kosovë gjatë vitit 2015, ku edhe ka punuar për Bankën Botërore në Prishtinë.