Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndajë fëmijës së saj.
Siç thuhet në njoftim, rastin ka ndodhur më 2 prill.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta kishte keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj. Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale kanë strehuar fëmiun në një strehimore familjare”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje, se e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.