Nëna e Cameron Boyce, Libby Boyce, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale, disa javë pas vdekjes së të birit, transmeton Klan Kosova.
Ajo hyri në Instagram për të shprehur ndjenjat e saj.
Libby postoi një fotografi bardh e zi të Cameron bashkë me të, duke shkruar: “Ai është busulla ime”.
Cameron vdiq në fillim të këtij muaji për shkak të një gjendje të vazhdueshme mjekësore.
Kohëve të fundit u zbulua se trupi i tij u bë hi.