Nëna e heroit Safet Peci-Boletini rrëfen se si djali i saj e la Gjermaninë për t’iu bashkuar UÇK-së

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 11:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nëna e heroit Safet Peci-Boletini, Nafije Peci, në 25 vjetorin e rënies së tij për Ekonomia Online, ka rrefyer për momentin kur komandant Tigri ne moshë të re ishte larguar nga Gjermani për të iu bashkuar luftës së UCK-së.

Ajo ka thënë se edhe pse Safeti i ri në moshë ka qenë i pjekur si të ishte 60 vjeçar dhe se gjithmonë bënte demonstratat për liri e pavarësi ai i kishte filluar.

Si shkak i përndjekjes nga policia serbe, ajo tha se familjarisht janë detyruar që të emigrojnë në Gjermani.

“Safeti u kanë shumë i ri atëhere, ka qenë i pjekur si me qenë 60 vjete. Demostrata e para ai i ka nisur gjithë. Ja filluan që ta kërkjonë policia në shkollë se ka qenë kryetar shkolle, ne për të kemi shkuar në Gjermani”, ka thënë ajo.

Nëna Nafije ka thënë se pasi kishin shkuar në Gjermani dhe në Kosovë kishte filluar lufta, Safeti i kishte thënë asaj se puna është duke e dërguara atë në pushim duke mos i treguar, asja se ai po i bashkohej luftës së UCK-së.

Ajo tha se tekë pas dy javësh, Safeti e kishte lajmëruara se ju kishte bashkuar UCK e pastaj edhe që ishte bërë komandantë.

Ajo u shpreh se kur e kishte marr këtë lajm që djali i saj është bërë komandant i UCK-së e ka pasur të vështir dhe se i kishte thënë Safetiti “eh merë nënë komandati mirë vrahet edhe u vra”.

“Kur shkuam në Gjermani, filloj lufta mua me tha nënë po me dërgon punë në një pushim. Po ai në punë jo por kishte ardhur këtu (Kosovë), pas dy jave me ka lajmëruar shtirë e kam pasur bollë. Edhe më vështirë e kam pasur kur është bërë komandat, kur më ka thirr dhe me ka treguar i thash eh merë nënë komandati mirë vrahet edhe u vra”, ka thënë ajo.

Ajo u shpreh kur ka marr lajmin për renine e djalit të saj ka qenë shumë e vështirë për të por që thotë se ka marr forcë si gjithë nënat e tjera që djemët e tyre kanë rënë dëshmorë.

“Ka qenë 23 vjetë, e kur është vraër ka qenë 25 vjet. Jam meriztur boll po prapë e kam marr forcën si tana nënat, si kretj dëshmorët edhe ai ka shkuar. Ishallah behët mirë, se deri tani boll pak, edhe ata që janë shkuar kanë shkuar për këtë Kosovë edhe kanë pasur dëshirë të gjithë të bashkohen me Shqipëri e ma ba Shqipërin e madhe”, ka thënë ajo.

Heroi i Kosovës Safet Boletini, apo ndryshe sic nijhej komandant Tigri, erdhi nga Gjermania dhe iu bashkua luftës së UÇK-së. Safeti ishte figurë e rëndësishme i cili iu kundërvy një regjimi shtypës, si ushtar i dalluar dhe ndërgjegje e zgjuar kombëtare.

Të ngjashme