Nëna e tre fëmijëve, që po cilësohet si “super grua”, kishte ndihmuar në shtyrjen e një kamioni me qumësht në një rrugë të mbuluar me borë.
Charlene Leslie, 33-vjeçe, u filmua duke shtyrë kamionin gjigant të Grahams në një rrugë me borë në Cowdenbeath, Skoci, që është goditur nga stuhia Darcy, shkruan DailyMail.
Gruaja që po shkonte në dyqan pa kamionin e Graham që kishte ngecur për shkak të borës – kështu i luti fqinjët që të kujdesen për fëmijët e saj – dhe menjëherë shkoi për ta ndihmuar shoferin.
Leslie është shpërblyer me një vit furnizim falas me produkte të qumështit nga kjo kompani.