Në bazë të të dhënave, për t’iu bashkuar luftës së ekstremistëve të ISIS-it, nga Kosova kanë shkuar në Siri dhe Irak rreth 58 femijë, që nga viti 2012. Ndërkaq edhe 40 të tjerë lindën atje.
Përveq 58 fëmijëve që u nisën me prindërit e tyre në zonat e konfliktit, sipas të të dhënave që ka siguruar Metro nga Policia e Kosovës, bëhet fjalë edhe për rreth 40 fëmijë të tjerë që kanë lindur atje, e njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në zonën e konfliktit nga shkaqet natyrore.
Ndërkohë, numri i personave të kthyer në Kosovë apo edhe në vendet tjera prej nga kanë udhëtuar është 133, përfshirë këtu 123 meshkuj, 7 gra dhe 3 fëmijë.
Ndërsa, numri i personave të vdekur në zonën e konfliktit është 76 persona, prej të cilëve 73 persona të gjinisë mashkullore të vrarë, ndërsa 3 persona, përfshirë këtu 1 person i gjinisë mashkullore, 1 person i gjinisë femërore dhe fëmiu i lartpërmendur.