Pas një mosmarrëveshje, nënë e bijë nga Prishtina janë përleshur fizikisht mes vete.
Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh. Madje njëra nga to ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore.
“Raportohet se dy të dyshuara femra K/Shqiptare (nënë e bijë), pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti. Që të dyja kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.
“Me vendimin e prokurorit, njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, ndërsa tjera është liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.