“Nënë Tereza” drejt librit Guiness, 1.5 milionë kapëse teli për portretin e saj (Video)

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 12:39 | Nga

Një dhuratë shumë e veçantë ka ardhur ditën e djeshme për të gjithë shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit.
Ka qenë artisti i njohur Saimir Strati i cili pas disa muajve punë, ka prezantuar për publikuar shqiptar portretin e humanist dhe shenjtores shqiptare “Shën Tereza”.

Mozaiku është punuar në Muzeun e Kosovës, dhe për ta përfunduar artistit i janë dashur 1.5 milionë kapëse teli, dhe një hapësirë prej 10 metrash katrorë. Me këtë punim, Strati synon të hyjë përsëri në librin e rekordeve Guinness.

Vepra më e fundit e tij është bërë publike për të gjithë dje. Duke folur para qytetarëve Strati tha se kjo vepër nuk do të mund të arrihej pa suportin dhe dashurinë e të gjithëve. Ai shtoi se kjo vepër është një dedikim dhe mirënjohje për punën humane që ka bërë Nënë Tereza. Ideja për këtë formë mozaiku me anë të kapëseve, sipas tij, ka ardhur nga shpërngulja e refugjatëve dhe kalimi i telave gjemborë në kufij të ndryshëm.

“Për të thënë faleminderit do të ishte shumë pak. Këtë vepër të madhe nuk do të mund ta realizoja dot pa atë mikpritje e pa atë dashuri që ju sollët tek unë. Unë kam tejkaluar pritsh-mëritë e mija në veprën time, dhe jam i lumtur që kam tejkaluar pritsh-mëritë për pritshmërinë”, u shpreh Strati.

Për këtë vepër, artisti beson se do të fitojë edhe një rekord të ri në Guinness. Megjithatë, ai është tashmë pjesë e librit të Guinness me nëntë vepra të tjera dhe pret që me mozaikun kushtuar Nënës Terezës të të dhjetin rekord botëror.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme