Agim Bahtiri, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se nëse partia e tij bën koalicion me PDK-në, ai do të jap dorëheqje nga partia.
Në një intervistë me Klan Kosovën, Bahtiri ka thënë se ai është duke u munduar ta luftojë të keqen e vendit.
“Ne do të marrim vendim të përbashkët, por në nëse AKR-ja shkon me PDK-në, Agim Bahtirin nuk do ta ketë më”, ka thënë Bahtiri.
Tutje Bahtiri, ka thënë se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
“Unë i përkrahi të rinjtë, ata i kanë 70% të rinj – ata e kanë një frymë për ta mundur të keqen. Po mendoj se AKR duhet ta ketë këtë qëndrim, që të shkoj në këtë drejtim”, ka thënë ai.