Nënkryetari i Ferizajt viziton pacienten e lënduar nga zjarri i hotelit në Vlorë

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, njofton se ka vizituar në Tiranë Erëza Graincën, njërën nga të lënduarat në rastin e përfshirjes së zjarrit të një hoteli në Vlorë, e cila po trajtohet në repartin e djegieve plastike në Spitalin “Nënë Tereza”.

Krahas një fotografie të postuar, Aliu shkruan se “motrat Arlinda dhe Nderime Rexhepi, të cilat po trajtohen në repartin intensiv të Spitalit Ushtarak të Traumës, nuk patëm mundësi t’i vizitonim për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore dhe rregullave të kujdesit intensiv që kufizojnë vizitat në këtë repart”.

“Na gëzoi fakti që, falë kujdesit intensiv dhe përkushtimit të mjekëve, ato e kanë kaluar krizën e rëndë dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar”, vijon tutje Aliu.

Të ngjashme