Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi, ka thënë se qëllimi i Konventës është hartimi i politikave për qeverisjen e ardhshme, e cila synohet të qeverisët nga kjo parti, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se LDK-ja do të punojë në politikën e jashtme për integrime euroatlantike, duke shtruar nevojën qe Kosova të jetë pjesë e BE-së.
“Sot jemi në hapjen e konventës që ka për qëllim hartimin e LDK për qeverisjen e ardhshme. Sot fola për politikë të jashtme integrime euroatlantike duke shtruar nevojën qe Kosova të jetë pjesë e BE-së. LDK do të punojë që ky proces të avancojë përfshirë sundimin e ligjit e stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik. Sa i përket anëtarësimit në NATO dhe aspirata e LDK-së që kjo të jetësohet është e rëndësishme sepse sjellë stabilitet në gjithë rajonin”, tha ajo..
E Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se në panelin e dytë në Konventën e partisë kanë diskutuar për angazhimin e LDK-së për raportet politike, për të cilën tha se ajo ka humbur me këtë qeverisje.
“Bashkëpunimi ynë vazhdon të thellohet përkundër takimeve me tri shtetet. Mërgata luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë e angazhimeve që komuniteti jone e ka në Evropë dhe Amerikë. Mërgimtari ka qenë zëri ynë politik. Ne trajtuam çështjen e politikës së jashtme natyrisht që këtë lloj besimi që politika e jashtme është e humbur dhe është larg atë që LDK e ka formuar në marrëdhëniet e jashtme. Kjo politikë e humbur është pjesë e kulturës që po e gjente kjo qeverisje”, tha Haziri.