Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas sulmit që iu ka bërë truprojat e Presidentit Thaçi një aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ky i fundit brohoriste “hajn” në drejtim të Presidentit Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se Kosova rresizkon të rrëshqasë në diktaturë. Ajo ka thënë se dje është abuzuar fjala e lirë e qytetarit.
“Se a po rrëshqet në diktaturë ky vend, i kemi parë dje sjelljet e truprojave të Hashim Thaçit. Pikërisht në këtë vend është abuzuar fjala e lirë e një qytetari, nëse ky hajn është vullnet dhe a do duhet që truprojat t’i kapërcenin ato grila dhe të vraponin ndaj aktivistit duke bërë dhunë ndaj aktivistit”.
“Madje ata i kanë thënë që mos ta fshijë gjakun dhe mos të bëjë makijazh me gjakun e tij. Madje truprojat e tij tentuan ta godasin edhe një gazetar që po e kryente punën e tij dhe tentuan t’ia konfiskojnë mjetin e tij të punës”, tha ajo.
“… atëherë ne do të qëndrojmë në një shtet diktatorial. Pse nga ky vend të vrapohet dhe të goditet një qytetar i thjesht”, tha ajo.
Kollçaku tha se si mund të quhet ndryshe dikush që në mesnatë rend nëpër oda për të siguruar vota për qeverinë e jashtëligjshme.
“Ne nuk kemi thirrur protestë por nuk do të thotë se nuk do të thërrasim protestë. Qytetarët janë të lirë për të protestuar dhe për çfarë do lloj gjëje do të jeni të informuar”, tha ajo.