Nënshkrimi i planit operacional në Hagë, ndihmesë për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 13:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka mbajtur sot takimin e radhës, ku të pranishëm, krahas anëtarëve të Komisionit, përfaqësues të institucioneve, shoqatave familjare ishin edhe përfaqësues të ambasadave të huaja.

Pas takimit, kryetari i Komisionit Qeveritar, Prenk Gjetaj, tha se aty janë shqyrtuar aktivitetet e fundit, si gërmimet në Mutivodë dhe Rudnicë të Rashkës në Serbi ku nuk ka pasur gjetje.

Sipas Gjetajt, rezultate nuk ka pasur as në Izbicë dhe në Majanc të Podujevës, raporton Ekonomia Online.

“Autoritetet kanë vazhduar në Izbicë prej javës se kaluar, prej dje dhe pardje janë zhvilluar ne majanc të Podujevës por s’ka pasur gjetje. Tani po zhvillohet në Polac. Me një dinamikë do të vazhdohet për realzoimin e urdhëresave nga autoritetet”.

Gjetaj ka bërë të ditur se në takimin e fundit të grupit punues që është mbajtur javën e kaluar në Beograd, është arritur një marrëveshje me palën serbe procedurave të dorëzim-pranimit të të gjeturave.

Sipas tij, kjo marrëveshje rregullon vetëm këto procedura, pasi përsëriti se nuk ka pasur ndonjë gjetje.

“…përveç pikave që kemi shpërndarë, me Beogradin është arritur një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës rreth pranim dorëzimit të mbetjeve të gjetura. Ka ekzistuar një marrëveshje  me UNMIK-un, e ka vazhduar edhe EULEX-i. Tash këto punë i kryejnë institucionet tona. Ka të bëjë vetëm me gjetjet në territorin e Serbisë në momentin kur duhet me u riatdhesuar. Vetëm procedurat e pranim-dorëzimit, asgjë tjetër. Gjetje ne territorit e Serbisë nuk ka, nuk ka pas”.

“Këtë proces e udhëheqim dhe ne bëjmë pranim dorëzimin sipas marrëveshjes që është arritur pa u përzier në çështje tjera, ne kemi pavarësinë. Ne duhet me qenë dhe jemi prezent në cilësinë e vëzhgimit të punimeve. Kemi kërkuar edhe hapjen e arkivave ushtarake sepse ata kanë shënime. Vazhdimisht kërkohet hapja e tyre”.

Gjetaj ka njoftuar se në takimin e sotëm është marrë vendim për mbështetjen e shoqatat e familjeve me 25 mijë euro, konform vendimit të Kryeministrit. Sot, sipas tij, janë përcaktuar kriteret dhe që nga nesër do të fillojë shpërndarja e mjeteve.

Gjetaj ka theksuar se vendimi që çështja e të zhdukurve të diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit, u takon institucioneve politike, por tha se janë të gatshëm të japin kontributin e tyre.

“Për çështjet e natyrës politike vendosin autoritetet politike. Ne jemi të gatshëm çdo herë të japim ndihmën tonë”.

Mbajtësi i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, njëherit këshilltar i kryeministrit, bëri të ditur se më 5 nëntor do të qëndrojnë në Hagë së bashku me të gjitha komisionet rajonale ku do të nënshkruhet një plan operacional, i cili sipas tij, do të ndihmojë ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

“Po shpresoj që kjo do të jetë edhe një përparësi në punën e komisionit dhe komisioneve rajonale. Kemi probleme direkt me Serbinë, më 17-18 nëntor do të kemi edhe një punëtori ne Sarajevë për Ligjin për Personat e Zhdukur. Kemi hartuar një grup punues për të përmirësuar ligjin në Kosovë”.

Lluka është shprehur optimist që çështja e të zhdukurve do të diskutohet në Bruksel, por kritikoi BE-në për mosinteresim sa i përket kësaj çështjeje, raporton Ekonomia Online.

“Çështja e dialogut dhe të zhdukurve me siguri do të diskutohet ne Bruksel, por as BE-ja s’ka qenë e interesuar që kjo të diskutohet. S’jemi të kënaqur me punën e dy komisioneve, jo me Ibrahimi Makollin”.

Lluka tha se vazhdimësi kërkojnë që të zhvillohen gërmime tjera në territorin e Serbisë. Ai ka bërë të ditur se ende nuk i kanë marrë rezultatet e analizave të radarëve që kanë bërë monitorimin për trupa të mundshëm.

“Rezultatet nuk kanë shkuar në Argjentinë, analizat fotografimet kanë shkuar. Kur të kemi rezultate do të njoftoheni”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/322100148606576/

Të ngjashme