Është bërë nënshkrimi i kontratave për angazhimin e praktikantëve bazuar në bashkëpunimin e UNICEF dhe Rrjetit CSR Kosova, të financuar nga projekti Kosovo Generation Unlimitet në bizneset përfituese nga ministria e Zhvillimit Rajonal, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka tha se falë këtij bashkëpunimi 600 të rinj do të kryejnë praktikën në 14 biznese për tre muaj.
“Qëllim kryesor është mbështetja e bizneseve të praktikantëve. Për bizneset që merren me prodhim. Në bizneset përfituese janë 600 persona. Si rezultat i bashkëpunimit 14 biznese do të angazhojnë praktikantë për tre muaj”.
Gëzime Hasani, përfaqësuese e shoqatës Rrjeti CSR, tha se kjo është mundësi e mirë për të rinjtë, raporton EO.
“Me shumë kënaqësi do të finalizojmë procesin për praktikantë. Projekti financohet nga UNICEF-i dhe agjencioni austriak. Ky projekt parasheh punë praktike për 600 kosovar. Kjo është mundësi e mirë për të rinjtë në Kosovë”.