Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka nënshkruar tri udhëzime administrative për fëmijët që janë në qendra edukativo-arsimore.
Një prej tyre parasheh që ata të lejohen të kenë pushimin vjetor. Tjetra ka të bëjë me ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme dhe tre, udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese.
“Me qëllim të avancimit të legjislacionit të fushës së të miturve, duke pasur konsideratë mbizotëruese interesin më të mirë të të miturit, pas një pune intensive të Departamentit Ligjor dhe Shërbimit Korrektues, dhe pas një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimesh, sot kam nënshkruar tri udhëzime administrative të cilat i parasheh Kodi nr. 06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur”, njofton Selimi.
Udhëzimet e nënshkruara nga ministri Selimi:
1. Udhëzimin Administrativ për lejimin e pushimit vjetor për të miturit, i cili ka për qëllimi përcaktimin e procedurës së shfrytëzimit të pushimit vjetor për të miturin në Institucionin Korrektues;
2. Udhëzimin Administrativ për ndalimin e vizitave për shkaqe të jusifikueshme, i cili ka për qëllim përcaktimin e rregullave për ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme për personat e mitur;
3. Udhëzimin Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese, qëllimi i të cilit është përcaktimi i llojeve të programeve, të drejtat, obligimet dhe beneficionet e të miturve në Qendrën Edukativo Korrektuese.