Nënshkruhet koalicioni PDK-AAK, Tahiri: Mitrovica është mbi partitë politike

Prishtinë | 03 Nën 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me AAK-në.

Këtë e ka bërë të ditur Tahiri.

“Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.  Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës”, k shkruar ai.

Tahiri ka thënë se “9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”

Të ngjashme