Ndërmarrja publike “Infrakos” ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e aktit të nënshkrimit të kontratës “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”.
Kjo kontratë do të nënshkruhet nga kryeshefi ekzekutiv i Infrakos-it, Agron Thaçi, dhe drejtorit gjeneral të GCF-së, Eduardo Rossi.
Bazuar në rëndësinë jetike të këtij projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në këtë ngjarje të rëndësishme do të jenë të pranishëm shumë nga personalitetet e shquara të politikës duke përfshirë kryeministrin e Kosovës, kryeparlamentarin, ministri i Financave, ministri i Infrastrukturës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të BERZH-it dhe Zyra e Komisionit Evropian.
Kjo ceremoni do të mbahet në ndërtesën Qeverisë së Republikës së Kosovës.