Nënshkruhet marrëveshja për organizimin e Superkupës së Kosovës në basketboll

Prishtinë | 12 Sht 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Superkupa e Kosovës në basketboll do të fillojë nga data 13 deri në datën 17 shtator.

Për më tepër, ky kompeticion sivjet do të zhvillohet në Therandë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, dhe përfaqësuesi nga KB Golden Eagle Ylli, Egzon Fetiu.

Edicion e kaluar, Sigal Prishtina e fitoi Super Kupën e Kosovës në Basketboll.

Të ngjashme