Fondacioni i Mileniumit të Kosovës i mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit, kanë nënshkruar marrëveshjen për Zbatim me fondin Kosovar për garanci kreditore, si mekanizëm kryesor në Kosovë që mbështet qasjen në financa për sektorin privat, raporton EkonomiaOnline.
Petrit Selimi, drejtor i MCC-së, tha se kërkesa për energji solare është rritur, ndërsa shtoi se prodhimi i energjisë në Kosovë ka shkaktuar ndotje të pariparueshme ndotësi dhe se ky projekt është garantues për bizneset e vogla.
“Agjencioni amerikan me MMFK ka filluar programin me një paket për 49 milionë dollarë. Projekti sot i cili po fillon me fondin kreditues bankar të Kosovës. Kërkesa për energji është në rritje konstante dhe prej vitit 2000-2010 ka pas kërkesë drastike për rrymë. Prodhimi i energjisë në Kosovë është ndotës dhe me këtë projekt po shikojmë se si ta hapim pak peisazhin. E para t’i ndihmojnë fondit Kosovar të krijojë garancione bankare për prodhuesit e pavarur të energjisë, pjesa tjetër do te jetë një përshpejtues i projekteve në Kosovë dhe ky do të ndihmon që projektet të zhvillohen në plotni dhe ti kenë të gjitha kushtet teknike. Stabilizimi është pjesa e fundit një trajnim për bankat dhe rregullatori i tregut. Këto të trija do të krijojnë projekte të fuqishme dhe një kapital të ri për zhvillimin e projekteve. Mbas dy viteve do të arrihet 25 milionë dollarë kapitalë dhe do të bëhet për kompanitë që prodhojnë rrymë solare.
Drejtor i Administrimit të Kredisë në Kosovë, Besnik Berisha tha ky projekt është i rëndësishëm për fondin kosovar dhe garanci kreditore.
“Mendoj që ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e fondit kosovar dhe garanci kreditore. Fondi Kosovar është themeluar me bashkëpunim të donatorëve dhe qeverisë së Kosovës. Bashkëpunimi me MCC rrit zhvillimin ekonomik në Kosovë. Dhe ky bashkëpunim do të rritë investimet në sektorin privat dhe ato të energjisë solare. Ne besojmë qe me këtë projekt ti forcojmë më shumë këto dy objektiva”, tha ai.