Kryetari i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, ka nënshkruar sot një marrëveshje të shumëpritur me sekretarin e Ministrisë së Administratës Publike, Arton Berisha.
Marrëveshja e mirëkuptimit mundëson mbylljen e procedurave për nisjen renovimit të objektit për nevoja të AKP-së.
Postimi i plotë:
“Sot, bashkë me sekretarin Arton Berisha, nënshkruam marrëveshje mirëkuptimi, e cila mundëson mbylljen e procedurave për nisjen renovimit të objektit për nevoja të AKP-së.
E patolerueshme që një staf i mrekullueshëm e profesional, të punojë në hapësirat ekzistuese me rrezik edhe shëndetësor dhe që nuk plotëson as minimalisht kriteret për punë.
Falënderim për ministrin Mahir Yağcilar për mbështetjen dhe bashkëpunimiin” shkruan Tolaj në njoftim.