Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka nënshkruar sot me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredinin, marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.
Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngritë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n”.