Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Institutin e Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT), ku parashihet bashkëpunim i ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit është bërë në ambientet e ASK-së nga Ilir Berisha, Zv. Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së dhe Elsa Dhuli, Drejtoreshë e Përgjithshme Ekzekutive e INSTAT-it.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Berisha theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërmjet ASK-së dhe INSTAT-it për të promovuar efikasitetin e njohurive, si dhe të krijojë një kornizë dhe kushte të përgjithshme për bashkëpunim efikas.
“Kjo Marrëveshje e Mirëkuptimit ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve: Institutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë (INSTAT) dhe Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës (ASK) për realizimin e bashkëpunimit kryesisht në shkëmbim përvojash, organizim trajnimesh, punëtori dhe seminare të përbashkëta”, tha
ndër të tjera Berisha.
Në anën tjetër, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, Dhuli, e vlerësoi lartë këtë Marrëveshje Mirëkuptimi, duke e cilësuar “shkëmbimin e përvojave shumë të rëndësishëm në fushat statistikore të dakorduara reciprokisht.