Nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 15:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshje për vendosje e marrëdhënieve diplomatike, me ç’rast Izraeli bëhet shteti i 117-të që e njeh pavarësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja është nënshkruar në një ceremoni zyrtare nga  ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, raporton Ekonomia Online.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kjo marrëveshje do të jetë në katër kopje, në anglisht, hindu, shqip dhe serbisht.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla e ka quajtur historike njohjen zyrtare të Kosovës dhe Izraelit.

“Njohja nga Izraeli është ndër arritjet më të mëdha për Republikën e Kosovës e cila është bërë e mundur falë mikut e aleatit tonë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, ishte shprehur ministrja Haradinaj.

Tutje, Haradinaj-Stublla, falënderoi SHBA-të dhe ish-administratën Trump që kanë bërë të mundur këtë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

“E dashur SHBA, jemi përjetësisht falënderues për përkrahjen bipartizane që kemi marrë nga ju. Krijimi i kësaj marrëdhënie diplomatike sot nuk do të ishte e mundur pa bekimin dhe përkushtimin e juaj. E duhet të përmendi edhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ish-emisarin Special, Richard Grenell, Robert O’Breienin, Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si dhe përkrahjen e administratës së re të SHBA-së për marrëveshjen e Washingtonit, që ka treguar Sekretari i ri i Shtetit, Athony Blinken”, ka thënë Haradinaj Stublla.

Mes tjerash ajo tha se Izraeli bëhet shteti i 117-të që e njeh pavarësinë e Kosovës. Haradinaj-Stublla ka ftuar shtetet tjera që nuk e njohin të bejnë të njëjtin veprim si Izraeli.

Ministri i Jashtëm Izraelit, Gabriel Ashkenaz, e ka quajtur ditë historike lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.

Ai ka falënderuar Amerikën, për rolin e saj në nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington që pasoi me njohjen e Izraelit.

“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Të ngjashme