Pas takimit të parë mes dy komunave të mbajtur më 18 Shkurt 2022 në Komunën e Hanit të Elezit, dhe pas bisedave të më vonshme me z.Nuhi Neziri-Kryetarin e Komunës së Tearcës, sot së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, z.Nexhmedin Daci dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, znj.Majlinda Kaloshi, vizituam Komunën e Tearcës, ku hasëm në mikëpritje të ngrohtë nga kryetari Neziri dhe nga ekzekutivi e stafi komunal i Tearcës.
Ky mirëkuptim ndërkufitar mes të dy komunave shqiptare, sot u kurorëzua me nënshkrimin e një Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të lehtësimit dhe përparimit të projekteve me karakter të zhvillimit ekonomik.
Poashtu, në Tearcë u takova edhe me një delegacion turk, ku kisha nderin të njoftohem me deputetin e parlamentit turk, z.Osman Mesten, Kryetarin e Komunës Keles të Turqisë, z.Mehmet Keskin dhe këshilltarë e zyrtarë të lartë nga Turqia, me të cilët shtjelluam disa tema diskutimi, ku njëra ndër to ishte edhe mundësia për bashkëpunim dhe binjakëzim të komunave.”Ndërto ura lidhëse dhe thyeji muret ndarëse!”, kjo është motoja që do të ndjek sa herë do të bëhet fjalë për të bashkëpunuar me të tjerët e që do të kontribuonim në të mirën e komunitetit.

