Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në shoqërim të Drejtorit të Përgjithshëm të
Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorit të Departamentit të Gatishmërisë në kuadër të
Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Mustafë Gashi, ka pritur sot në takim Kryetarin e
Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të AKB-së
Shkëlzen Jusaj, Xhevdet Rexhepi dhe Lumnije Ajdini.

Ky takim sot i parapriu nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së
Punëve të Brendshme dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve, përmes së cilit do të ofrohen zbritje
në produkte dhe shërbime në bizneset anëtare të AKB-së për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe
Zjarrfikësit e Kosovës.

Ky memorandum bashkëpunimi do të ofrojë zbritje për zyrtarët policor dhe zjarrfikësit në
produkte dhe shërbime nga 5-50% në sektorin e ushqimit, veshmbathjeve, derivateve të naftës,
shërbime mjekësore, shërbime juridike, transport me taksi, hoteleri dhe gastronomi, si dhe
qiramarrje të mjeteve. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësit do të njoftohen për fazat e
implementimit të kësaj marrëveshje përmes personave të caktuar brenda institucioneve të tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vijojë angazhimin me qëllim të mbështetjes së zyrtarëve
dhe agjencive të saj.

Të ngjashme