Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, Hovenier: Po forcohen lidhjet Kosovë-ShBA

Prishtinë | 26 Sht 2023 | 11:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Ministri Çeku dhe Ambasadori Jeffrey Hovenier fillimisht u janë drejtuar medieve më është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, raporton Ekonomia Online.

Hovenier tha se ky lokacion përveç relevancës historike, ka edhe bukuri të trashëgimisë së Kosovës. Ai shtoi se ky investim do të tërheq vizitorë të shumtë dhe do të forcojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Jam entuziast të ndaj me ju se Fondi i Ambasadorit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e Byrosë së Departamentit të Shtetit për çështje arsimore është i përkushtuar ta mbështesë këtë lokacion si një prej vetëm 6 projekteve të zgjedhura në rajonin e Evropës dhe Euroazisë, dhe vetëm një prej 28 projekteve të zgjedhura në mbarë botën. Ky ishte një proces shumë konkurrues, por s’kisha fare dyshim se kolegët dhe partnerët do ta kuptonin rëndësinë e kësaj pune”.

Ministri Çeku e ka vlerësuar lokalitetin arkeologjik të Dresnikut si pasuri kombëtare e ndërkombëtare. Ai tha se hulumtimet arkeologjike gjatë viteve 2012-2019 kanë ofruar dëshmi materiale rreth karakterit të këtij vendbanimi.

“Hulumtimet kanë vënë në dritë zbulime që datojnë nga periudha kohore, ‘Vila Rustica’ dhe banjo romake që datojnë nga shekulli 2 dhe 3, rezidenca perandorake e përbërë nga dy pallate dhe muri rrethues nga periudha e vonshme romake,  si dhe objektet e lëvizshme sikurse monumentet epigrafike, sargofagi dhe skulptura të cilat dëshmojnë kultin dhe religjionin gjatë kësaj kohe”.

Të ngjashme