Nënshkruhet memorandum për implementimin e Programit Nacional për Rininë në Kaçanik

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës  Rexhep Hoti, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës në formë të garës për secilën shkollë të komunës suaj, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. I jam mirënjohës kryetarit Ilazi për gatishmërinë për të implementuar Programin në Komunën e Kaçanikut”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Kaçanikut, e përkrahu Programin Nacional për Rininë duke thënë se është një program shumë i rëndësishëm për komunën e vet.

“Jam i informuar rreth Programit për Rininë dhe sinqerisht jam shumë i lumtur që keni ndërmarrë një iniciativë sikur kjo. Jam i bindur se projektet në kuadër të programit do të jenë shumë të suksesshme andaj ju falënderoj juve sepse ky program na ndihmon edhe neve si komuna”, theksoi Ilazi.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri.
“Ne si Ministri e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e mbështesim fuqishëm Programin Nacional për Rininë dhe presim që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim”, potencoi Guri.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme