Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Luksemburgut

Prishtinë | 07 Kor 2025 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut. Marrëveshja u firmos nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Sipas memorandumit, Luksemburgu do të ndajë 50 milionë euro për Kosovën për periudhën 2026–2030, një rritje krahasuar me 35 milionët e mëparshëm.

Marrëveshja u arrit në takimin e 10-të bilateral dhe synon mbështetjen në sektorë kyç si punësimi, shëndetësia, zhvillimi i qëndrueshëm dhe fuqizimi i shoqërisë civile.

Të ngjashme