Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) z.Sazan Ibrahimi sot nënshkruajti marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e projektit katër (4) vjeçar në mes AKK-së dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH përmes programit “Fondi I Hapur Rajonal për Evropën Jug-Lindore” – Energji, Transport dhe Mbrojtje Klimatike (ORF-ETC), në emër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.Komunat e Republikës së Kosovës do të jenë përfituese të këtij projekti dhe që rezultatet kryesore që synohen të arrihen gjatë zbatimit të këtij projekti janë:1.
Komunat në Republikën e Kosovës do të zhvillojnë plane të qëndrueshme të energjisë dhe klimës, SECAP. Pika fillestare e veprimit është iniciativa “Besëlidhja e Kryetarëve të Komunave në Evropë e njohur si Covenant of Mayors ” me seli në Bruksel, Belgjikë. Duke iu bashkuar nismës, Komunat do të angazhohen të kontribuojnë në qëllimet e BE-së për mbrojtjen e klimës dhe të zhvillojnë një SECAP.2.
Do të zbatohen projekte në shkallë të vogël të përzgjedhur nga SECAP-et përkatëse. Projekti siguron mundësinë për të mbështetur zbatimin e projekteve në shkallë të vogël në komunat përmes një procesi konkurrues të organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës.3. Komunat janë të autorizuara të marrin pjesë në një qeverisje në shumë nivele për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të energjisë dhe klimës4. Bashkëpunimi rajonal dhe ndër-rajonal midis nismave të “Besëlidhjes së Kryetarëve të Komunave në Evropë” dhe komunave të energjisë dhe klimës mbështet arritjen e qëllimeve të “Besëlidhjes së Kryetarëve të Komunave në Evropë”.