Disa baktere mund të shumohen çdo 20 minuta nëse gjejnë kushtet e përshtatshme, dhe sipas disa studimeve, vendet më të papastra në shtëpi janë ato ku bakteret mund ta bëjnë këtë pa problem.
Këto 9 pjesë të shtëpisë konsiderohen më të papastra
- Sipas ekspertëve rreth 75% e sfungjerëve të enëve përmbajnë baktere si salmonella, eschericia coli etj. Gjithashtu baktere mund të përmbajnë edhe: dërrasat e prerjes, ekspresi i kafesë, frigoriferi (kryesisht pjesa e ushqimeve të pagatuara dhe perimeve apo frutave të palara), lavamani.
- Dorezat e dyerve dhe çelësat e dritave. Sipas ekspertëve bakteret shumohen në këto vende edhe me tepër se në banjo. Këtu përfshihen: doreza e frigoriferit, e mikrovalës, sobës, çelësat e dritave në banjo etj.
- Mbajtësja e tualeteve (çanta). Ajo bëhet një vend i përshtatshëm që bakteret të shumohen më tepër nëse ju e merrni me vete kudo që shkoni. Bakteret mund të shkaktojnë infeksione në lëkurë apo sy. Sipas mjekëve produktet e tualetit duhet të zëvendësohen çdo 6 muaj.
- Këtu besoj se nuk jeni të surprizuar dhe vendet më të papastra janë: vaska e banjës, pileta e ujit, çezmat, zona e pllakave pranë tualetit, peshqirët e dushit dhe furçat e dhëmbëve.
- Koshi me rrobat e lara. Nëse do t’i lini për më shumë se 30 minuta jashtë lavatriçes pa hapur në tel duhet t’i lani sërish pasi bateret kanë filluar të shumohen.
- Zyra dhe dhoma e pritjes. Kompjuterët, tastierat, telefonat, tableti, të gjitha mund të bëhen vend i përshtatshëm për t’u rritur bakteret. Edhe tapeti është një vend ideal.
- Kafshët shtëpiake. Edhe ato mund të sjellin mikrobe në shtëpi, sidomos nëse lejohen të dalin jashtë shtëpisë. Vendi ku ato qëndrojnë është më i papastër prandaj duhet t’i pastroni me ujë të ngrohtë dhe sapun çdo ditë. Para se kafsha të hyjë në shtëpi duhet t’i pastroni putrat, ndërsa lodrat 1 herë në muaj.