Nëntë lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 10:55 | Nga

Disa lagje të Prishtinës do të përballen me ndërprerje të ujit gjatë ditës së sotme.
Në një njoftim të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, thuhet se ndërprerjet e furnizimit me ujë do të ndodhin në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 18:00.

Ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë lagjia Velania, Dodona, Sofalia, Kolovica, Tasligje, Vreshta, Ulpiana, Lagja e Spitalit dhe Muhaxhirët.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike që do të realizohen nga ekipet e KUR ”Prishtina” në lagjen ”Velania” në Prishtinë, konkretisht ndërrimi i gypit kryesor të ujit të pijshëm, me diametër fi 530 mm në rezervuarin e “Mirditës”.

“Duke e cilësuar si arterie kryesore e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 30% të kryeqytetit, ndërrimi i këtij gypi po bëhet për shkak të vjetërsisë së tij, derisa po vendoset gyp i ri.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura”, thuhet në njoftim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme