Kur kemi qenë në shkollë, pjesa më e madhe nga ne kemi menduar se nëse dikush nuk është i mirë në matematikë ose gjuhë të huaja, atëherë nuk është konsideruar dhe shumë inteligjent. Por kjo nuk plotësisht kështu.
Në vitin 1983, psikologu amerikan Hoëard Gardener doli me teorinë e inteligjencës së shumfishtë. Në atë që është konsideruar si teori revolucionare, autori konkludon se njerëzit kanë disa mënyra të ndryshme të procesimit të informacionit dhe këto mënyra janë relativisht të pavarura nga njëra – tjetra.
Në vazhdim do ta shihni se ne të gjithë jemi inteligjentë në mënyrën tonë. Ju mbetet vetëm ta shihni se cilin llojë të inteligjencës e keni ju:
Natyralist – Personi që i kupton gjërat e gjalla dhe që e lexon natyrën.
Muzikal – Personi i hollë dhe i mprehtë ndaj tingujve, intonimeve, toneve dhe ritmeve.
Logjik, Matematikorë – Personi që është i mirë në kuantifikimin e gjërave, që bënë hipoteza dhe i vërteton ato.
Ekzistencialist – Personi që i shqyrton shumë mendimet e tilla si “Përse jetojmë” ose “Përse vdesim.”
Ndërpersonal – Personi që i kupton dhe i ndjen ndjenjat dhe motivet e njerëzve.
Trupor, prirje për zhvillime trupore – Personi që e kordinon mendjen me trupin e tij.
Linguistik – Personi që gjithmonë arrin t’i gjejë fjalët e duhura për ta shprehur atë që e mendon.
Intrapersonal – Personi që e kupton veten, e kupton atë që e ndjen dhe atë e dëshiron.
Hapësinorë – Personi i cili e vizualizon botën brenda vetes.