Nëntë persona intervistohen nga Policia për armëmbajtje pa leje, në mesin e tyre edhe të mitur

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka intervistuar nëntë persona për armëmbajtje pa leje.

Në mesin e këtyre personave janë edhe dy të mitur që sipas policisë, në rrjetet sociale publikuan fotografi me armë zjarri. Atyre u është konfiskuar një armë e llojit kallash.

Në polici u shoqëruar edhe një person pasi publikoi video duke gjuajtur me armë zjarri.

Të gjithë këta persona, pas intervistimit nga prokurori janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e raportuara nga Policia e Kosovës:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Prellovc, Skenderaj 28.01.2022 – 16:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një sprej dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Fsh. Kllodernicë, Skenderaj 28.01.2022 – 17:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 19 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. 

Përroi i Njelmët, Prishtinë 28.01.2022 – 17:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull  kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Ballofc, Podujevë 15.06.2021 – 14:21. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që në rrejte sociale kanë publikuar foto me armë zjarri. Arma automatike AK-47 është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 Fsh. Secishte, Hani Elezit 28.01.2022 – 10:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Fsh. Pustenik, Hani Elezit 28.01.2022 – 12:00. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Fsh. Pustenik, Hani Elezit 28.01.2022 – 12:30. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 10 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Rr. Dervish Salihu, Prizren 14.08.2021 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në rrejte sociale ka publikuar video duke shtënë me armë zjarri. Është konfiskuar pistoleta me gaz dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme