Stafi i Spitalit “Sheikh Zayed” vazhdon t’i trajtojë personat e dyshuar apo të konfirmuar me Covid-19, me vëllim shumë të madh të punës.
Sipas njoftimit në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, janë duke u trajtuar:
33 pacientë, prej tyre të intubuar 3, në oksigjen janë 27 pacientë.
Prej tyre të konfirmuar pozitivë janë 22, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.
Në kontroll ambulantor kanë qenë 45 pacientë.
Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, në përgjithësi janë 9 të infektuar.