Nëntë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1918 testime, 538 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 401 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 44.291. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë infektuar 72.812 persona dhe kanë vdekur 1324.