Shpëtuesit tërhoqën trupat e nëntë viktimave nga një tunel në një vend ndërtimi të hidrocentralit në veri të Indisë.
E gjithë kjo pas një përmbytje katastrofike një javë më parë dhe numrit të të vdekurve që u rrit në 50, me më shumë se 150 njerëz konsiderohen ende të zhdukur.
Një numër i madh njerëzish, kryesisht punëtorë, u vranë në shtetin Uttarakhand kur një përmbytje – që besohet se ishte shkaktuar nga një akullnajë duke zbritur nga një mal ose liqen akullnajor – përmbyti Luginën Rishiganga brenda pak minutash, duke shkatërruar rrugët, urat dhe ndërtesat, raporton france24.
Shpëtuesit po punojnë ditë e natë për të pastruar baltën, gurët dhe depozitat e tjera nga tuneli në hidrocentralin e Tapovan.
Mes paralajmërimeve se nivelet e lumenjve mund të rriten përsëri, trupat e nëntë viktimave u nxorrën nga tuneli dhe ka frikë se të paktën 30 njerëz mbetën të bllokuar në baltë dhe gurë.