Nëse Brexit kalon – May do të jap dorëheqje

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Theresa May thotë se do të jap dorëheqje si kryeministre e Britanisë së Madhe nëse deputetët e mbështesin marrëveshjen e divorcit me Brukselin.

Ajo këtë deklaratë e bëri në një takim me deputetët e saj të mërkurën pasdite, sipas një deklarate të 10 Downing Street, transmeton Klan Kosova.

“Kam dëgjuar shumë qartë gjendjen shpirtërore të partisë parlamentare. Unë e di se ka një dëshirë për një qasje të re – dhe udhëheqje të re – në fazën e dytë të bisedimeve të Brexit dhe unë nuk do të qëndroj në rrugën e kësaj”.

“Unë e di se disa njerëz janë të shqetësuar se nëse votoni për marrëveshjen e tërheqjes, unë do ta marr këtë si mandat për të nxituar në fazën e dytë pa debatin që duhet të kemi. Por ne duhet të marrim marrëveshjen dhe ta dorëzojmë Brexitin. Unë jam e përgatitur të largohem nga kjo punë para se të kisha menduar për të bërë atë që është e drejtë për vendin dhe partinë tonë”, ka thënë May.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, nuk ka dhënë një datë specifike për largimin e saj. Por nëse marrëveshja kalon, kjo datë pritet të jetë përafërsisht në maj.

Por situata është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i vitit pasi ajo dështoi të merrte marrëveshjen e saj të Brexit dy herë përmes Dhomës së Përfaqësuesve, një në janar dhe një në shkurt.

Të ngjashme